ενάντια στην πολιτική του “διαίρει και βασίλευε”, -sq

ΑΝΑΡΤΗΘΗΚΕ: 04/10/2010
Υλικό άλλων ομάδων

Tashmë është e qartë se shumë pak flitet përsa i përket emigracionit Shqiptar në Greqi. Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që nga eksodet e para dhe që të gjithë kemi qëne dëshmitarë të një propagande tejet raciste dhe diskriminuese nga Mas Media greke. Kemi qënë dëshmitarë të dhunës raciste që ishte ushtruar nga forcat policore nëpërmjet operacioneve fshesa, rrahjeve dhe ekstradimeve në jetën e përditëshme të emigrantëve, dëshmitarë të një gjendjeje të mjerueshme që përjetuam ato vite. Ishim ne emigrantët shqipëtarë që kemi rënë viktimë e dhunës shoqërore në shumë krahina të Greqisë nga vetë shoqëria Greke të cilët kërkonin të merrnin ligjin në dorë për tju përgjigjur “kriminalitetit” dhe “barbarizmit” që vinte nga Shqipëria. Ishim ne ata që u gjendëm nëpër rrugë dhe sheshe, poshtë urave dhe parcelave të Atikës. Kjo ishte strehëza jonë e parë. Ishte shfrytëzimi në maksimum i krahut të lirë të punës pa asnjë të drejtë shoqërore dhe njërëzore. Ishim ne ata, që në vitet e para të 90-tës u përballuam me vështirësitë më të mëdha për të gjetur një strehëz, një copë bukë apo një vend pune dhe që të vazhdonim më tej gradualisht të integroheshim në jetën e përditshme të shoqërisë. Ishim ne ata që qëndronim me orë të tëra nëpër rradhë për tu pajisur me një dokument qëndrimi, për tu përballuar me arbitraritetin e burokracisë greke gjë që e paguanim dhe e paguajmë me djersën tonë. Dhe për të arritur të jetonim si njerëz duhej të na shkelnin, të na shtynin, pështyjnë dhe të merrnin nëpër këmbë dinjitetin tonë, të na përbuznin dhe të na keqtrajtonin pa mëshirë. Megjithatë nuk është nevoja të shtojmë diçka tjetër. Secili prej nesh shoqërohet prej eksperiecave të hidhura dhe të dhimbshme.
Është fakt se që në fillimet e emigracionit deri sot kanë humbur jetën me dhjetra emigrantë Shqiptarë nga dhuna policore, kontrollet kufitare, në vendet e punës, në veprat Olimpike si edhe nga nacionalofashistë të indinjuar. Ngjarja e fundit me përmasa masive ishte pogromi pas ndeshjes së futbollit midis Shqipëri – Greqi në Shtator 2004 nën bashkëpunimin e dukshëm të forcave policore me ekstremistët e djathtë.
Mos vallë i harruam të gjitha këto? Janë fenomene dhe praktika që janë ndjekur kundrejt nesh kryesisht gjatë viteve 90, disa vite më parë dhe vazhdojnë të aplikohen të paktën në zonat provinciale dhe kufitare, në ato zona ku emigrantët e komuniteteve të tjera nuk janë shfaqur ende.
Mos vallë kemi rënë në qetësi apo kemi humbur kujtesën me dashje apo pa dashje për të lënë mbrapa gjurmët dhe hijen e emigrantit të djeshëm, emigrantit të vuajtur dhe të reckosur. Apo mos vallë gjendemi në një pozicion tjetër shoqëror pasi me mijëra emigrantë të tjerë nga Azia dhe Afrika gjenden në ato sheshe dhe bodrume nëpër të cilat ne kishim dhenë shfaqjet e para. Sido që të jetë le ti hedhim një sy realitetit aktual.
Veçanërisht vitet e fundit rryma të tjera emigrantësh dhe refugjatësh nga Azia dhe Afrika arrijnë në kufijtë e Evropës së Bashkuar për të shpëtuar nga luftrat që vetë demokracitë borgjeze kanë zhvilluar në vendet e tyre.Tashmë ata gjenden në epiqëndër të opinionit publik dhe mekanizmave shtetëror. Janë ata të cilët shfaqen dita ditës nëpër sheshe, parka dhe rrugë gjë që krijon një ndjenjë “kërcënimi” për vendasit si edhe për këto mekanizma.

Refugjatët janë të detyruar të kalojnë nga shumë peripecira dhe vështirësi, të udhëtojnë muaj të tërë për të arritur ne kufijtë e Evropës, kërcënohet jeta e tyre në kufijtë detar dhe tokësor, durojnë kampet e përqëndrimit në kushte të mjerueshme, torturohen në rradhë për tu pajisur me azil politik gjë që është e parealizueshme pasi shteti Grek si edhe shtetet e tjera Evropiane nuk e njohin më këtë status. Janë po këta emigrantë dhe refugjat të cilët ndeshen me ekstradimet e përditëshme, operacionet fshesa, dhunën policore, ideologjinë fashiste dhe ekstremiste të djathtë, racizmin shoqëror në shumë zona të Athinës si edhe në krahina të ndryshme të Greqisë. Janë ata që durojnë propagandën e Mas Medias që i paraqet ata si barbar apo si një kërcënim i ri kulturor që vjen nga bota islame
kohët e fundit ka filluar një fushatë nacionaliste dhe raciste nga trupat policorë shtetëror, nga policia e Bashkisë së Athinës dhe nga bisnesmen e dyqanxhinj në qëndër të Athinës kundër emigrantëve dhe shitësve ambulat emigrant nën slloganin “për një Athinë të pastër”. Në të njëjtën llogjik por me praktikëa më të dhunshme kanë filluar të paktën këto dy vitet e fundit sulme kundër emigrantëve Afgan dhe Pakistanez nga grupe fashiste dhe ekstremiste të djathta, nga të ashtuquajtur “qytetarë të indinjuar” me pjesëmarrjen e dukshme të policies në zonën përreth Agjio Panteleimona.
Për të arritur qëllimet e tyre, nacionalistët, grupet fashiste dhe “qytetarët” nuk hezituan ti drejtoheshin “armiqve të vjetër të brendshëm”, emigrantëve Shqiptarë si edhe emigrantëve tjerë që erdhën nga ish “vendet e bllokut socialist”. Nuk hezituan të lëpijnë atë çka kishin pështytur vite më parë dhe një pjesë e emigrantëve nuk hezituan të puthin dorën që dikur i godiste pa mëshirë. Ne emigrantët Shqiptarë nuk na shqetëson vetëm fakti se një pjesë dërrmuese e emigrantëve Shqiptarë heshtin dhe nuk reagojnë ndaj kësaj politike që ndiqet kundrejt emigrantëve “të tjerë”, një politikë që e kishim përjetuar dhe vazhdojmë ta përjetojmë në kurrizin tone, por na turpëron dhe na indinjon fakti se janë një pjesë e emigrantëve Shqiptarë ata të cilët kanë hedhur me qindra firma për përndjekjen e emigrantëve nga zona, bashkëpunojnë me farën fashiste të zones dhe kryejnë aksione të dhunshme që shumë herë kërcënojnë jetën e emigrantëve. Kryejnë aksione kundër dyqaneve të emigrantëve duke thyer dhe shkatërruar. Këto janë fakte të pamohueshme pasi kemi qënë dëshmitarë të disa prej rasteve të lartpërmendura.
Sigurisht që bashkëpunime dhe aleanca të tilla kanë qëllime politike. Kryesisht përsa i përket politikës që ndiqet nga krahu ekstremist i djathtë, pse jo, të mos bëhet një tentativë për të afruar në rradhët e tyre emigrantë të asimiluar dhe që kanë ose do të përfitojnë të drejta politike. E dyta përsa i përket ngjarjeve në zonën e Agjio Panteleimona forcat raciste do të jenë të justifikuara të thonë se Grekët nuk janë racistë sepse janë emigrantët shqiptar që marrin pjesë në pogrom. E treta dhe historikisht e vërtetuar: Përça dhe sundo. Është politika që mbështet dhe fuqëzon kontradiktat brenda klasës sociale për të themeluar vazhdimësinë e pushtetit shtetëror dhe sundimin e sistemit kapitalist. Kjo është politika e pushtetit shtetëror nëpërmjet të cilës emigrantët “vjetër” përdoren si vegla për të përndjekur emigrantët “e rinj”.
Sipas mendimit tonë, emigrantët Shqiptarë që kanë marrë pjesë në ngjarjet e zonës së Agjio Panteleimona, që – ose të ndërgjegjësuar dhe me dëshirë ose viktima nën ndikimet e ideologjisë fasistonacionaliste dhe të pushtetit shtetëror(pasi janë embëlsuar nga fjalët e bukura se gjoja ndryshojnë nga emigrantët e tjerë dhe kanë më shumë të drejta), gjenden në krahun e kundërt me të gjithë emigrantët dhe vendasit antiracist që luftojnë kundër racizmit shtetëror dhe social. Për ne vija demarkacioniste, ndarëse, është fakt dhe e pakthyeshme. Për ne racizmi lind dhe zhvillohet në kushtet e marrëdhënieve kapitaliste të konkurencës dhe përçarjes, ndërtohet dhe drejtohet çdo herë nga politikat që u shërbejnë interesave kombëtare dhe botërore të shteteve dhe pronarëve. Kështu që Shqiptarët e “rrezikshëm” dhe “kriminel” të viteve 90-të (sigurisht atëherë grekët nuk ishin racist por Shqiptarët ishin farë e keqe) u harruan për ta zënë vendin e tyre reckamanët dhe flliqësirat Pakistanez, Afgan, etj (ata që konsideroheshin të urtë dhe të mirë në vitet 90-të). Racizmi nuk lind një ditë të bukur me diell dhe papritur zhduket në mënyrë metafizike ditën tjetër.
Armiku ynë i përbashkët është sistemi shtypës dhe shfrytëzues, shteti borgjez dhe veglat e tij. Nuk e themi këtë për ndonjë kapriço ideologjike. Por mbështetemi në ngjarjet që kemi përjetuar dhe në eksperiencën tonë që tregon se nga dora e pushtetit shtetëror kanë humbur jetën dhe janë torturuar mijëra emigrantë, për përfitimet kolosale kapitaliste kanë humbur jetën e tyre dhe kanë derdhur gjak për një rrogë urie mijëra të tjerë, si edhe mijëra të tjerë janë dëbuar dhe goditur nga veglat shtetërore, forcat ekstremiste të djathta dhe fashiste.
Solidariteti është arma jonë kundër racizmit shtetëror dhe social, kundër të gjithë atyre që synojnë të përçajnë emigrantët duke u bazuar në dallimet raciale, fetare e kombëtare.

Forumi i Emigrantëve Shqiptarë.

*πρόκειται για κείμενο του Φόρουμ Αλβανών Μεταναστών που μοιράστηκε στον Αγ. Παντελεήμονα και απευθύνεται σε αλβανούς μετανάστες με αφορμή την συμμετοχή μερικών εξ αυτών σε ρατσιστικές επιθέσεις εναντίον Αφγανών και Μπαγκλαντεσιανών μεταναστών.

Το κείμενο στα ελληνικά http://feshgroup.blogspot.com/2010/10/blog-post.html

Σχόλια Ανάρτησης

  • Εξαιρετικό κείμενο, το οποίο κατα τη γνώμη μου θα έπρεπε να μοιραστεί και στους Έλληνες της περιοχής(και όχι μόνο). Ένα flashback στο κοντινό παρελθόν που πολλοι έχουμε ξεχάσει και σίγουρα αξίζει να ξαναθυμηθούμε. Μπράβο για την αναδημοσίευση!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *